Autostrada Prishtinë-Shkup është sipas kontratës së nënshkruar më 2014 me kompaninë ndërtuese Bechtel-Enka është paraparë të kryhet për tri vjet. Mirëpo në mungesë të mjeteve buxhetore, kjo autostradë pritet të shtyhet edhe për një vit, përkatësisht deri në fund të viti 2018.
Kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një interviste dhënë për Agjencinë e Lajmeve EkonomiaOnline, ku ka folur edhe për projektet tjera infrastrukturore, investimet në linjat hekurudhore që lidhin Kosovën me Shqipërinë, Ligjin e Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, Aeroportin e Gjakovës etj.
Duke folur për autostradën Prishtinë-Shkup, ministri Zharku, ka bërë të ditur se për shkak të kufizimeve buxhetore, do të bisedojnë me kontraktorin Bechtel-Enka, për mundësinë e shtyrjes së përfundimit të punimeve për një vit, pra deri në fund të vitit 2018.
Kjo shtyrje sipas Zharkut, po bëhet për të mundësuar financimin e projekteve të reja infrastrukturore, qoftë rrugëve regjionale, nacionale, por edhe atyre
komunale.
“Është e pamundur gjatë viti 2017 të financohen 300 milionë euro. Besoj që do të kemi një mirëkuptim, natyrisht qëndrimi jonë i parë, apo kërkesa jonë e parë ka qenë që ata të kenë mirëkuptim t’i kryejnë punët, por që ta shtyjnë vetëm afatin e pagesave, por që natyrisht t’i mirëkuptojmë se është vështirë që të barten 150 apo 200 milionë në vitin tjetër. Kështu që besojmë në një marrëveshje të shpejtë dhe pastaj do të akomodojmë obligimet tona apo kryerjen e punëve në përputhje me buxhetin e ndarë”, ka pohuar Zharku.
Kontrata e nënshkruar mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka-s, për realizimin e segmentit të autostradës Prishtinë-Shkup, deri në Han të Elezit, kap shifrën 600 milionë euro.
Deri më tani, sipas ministrit të Infrastrukturës, janë ndarë rreth 320 milionë euro, që do të thotë se duhen edhe 280 milionë euro, pa llogaritur punët eventuale shtesë. Në pyetjen se a rrezikohen autostradat për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, ministri Zharku, ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shtuar se është rritur performanca e të hyrave buxhetore dhe se ka një interesim të institucioneve financiare ndërkombëtare për financimin e projekteve infrastrukturore.
Ai tha se me buxhetin për vitin 2017 është paraparë edhe nisja e autostradës për Gjilan. /EkonomiaOnline/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës