Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi luftanija ruse, Moskva u fundos javën e kaluar, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve gjithashtu tha se 396 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë shpëtuar.


Kremlini thotë se Moskva, krenaria e saj në Detin e Zi, u mbyt javën e kaluar pasi një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni.

Në fillim të këtij muaji, Ukraina tha se kishte goditur luftanijen me raketa lundrimi, Neptun ndërsa shpërqendroi ekuipazhin me një dron.

Anija u mbyt teksa po tërhiqej drejt portit të Sevastapolit, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në Ukrainë. /Telegrafi/