LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet lokale të qytetit danez vendosin, nëpunësit civil do të punojnë katër ditë në javë – do të pushojnë edhe të premteve

Autoritetet lokale të qytetit danez vendosin, nëpunësit civil do të punojnë katër ditë në javë – do të pushojnë edhe të premteve

Autoritetet e qytetit danez Odsherred kanë marrë vendim që gjithë nëpunësit e administratës lokale të punojnë vetëm katër ditë në javë, bëhet fjalë për 300 punonjës – me qëllim që edhe të premten ta shfrytëzojnë si ditë pushimi.

Odsherred gjendet në pjesën perëndimore të ishullit Zealand në Danimarkë, rreth 100 kilometra larg Kopenhagës dhe në të jetojnë 33,200 banorë, transmeton Telegrafi.


Kirsten Lund Markvardsen, e punësuar në administratën e komunës së këtij qyteti, thotë se pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e autoriteteve lokale kanë vendosur që vetëm katër ditë të javës të punohet.

Ajo shtoi se si autoritetet lokale besojnë se kjo mënyrë e qasjes ndaj punonjësve administrativ, vetëm sa do t’i motivojë ata që të ofrojnë shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Sigurisht se qytetarët do ta çmojnë faktin se do ta kenë një ditë më shumë pushim”, ka shtuar Markvardsen.

Kujtojmë se nëpunësit e komunës nga tani do të punojnë 35 orë në javë, derisa orari javor standard në Danimarkë është 37,5 orë. /Telegrafi/