LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet e Maqedonisë vlerësojnë se është akoma herët për hapjen e kufijtë

Autoritetet e Maqedonisë vlerësojnë se është akoma herët për hapjen e kufijtë

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut mbeten në qëndrimin se është ende herët për hapjen e kufijve dhe se kur të vijë koha kjo duhet të bëhet në koordinim me shtetet fqinje. Por autoritetet në vendet fqinje nuk pritën koordinim rajonal. Serbia hapi sot kufijtë e saj pas propozimit të shtabit të krizës, kështu që të gjithë shtetasit e saj dhe të huajt do të mund të hyjnë në territorin serb pa test negativ për Koronavirus dhe pa izolim të detyruar. Megjithatë nëse shtetasit e Maqedonisë duan të shkojnë tani në Serbi dhe nëse ata të Serbisë duan të hyjnë në Maqedoni, gjatë kthimit do të shkojnë direkt në karantinë shtetërore.

“Janë shpërndarë udhëzues në kalimet kufitare, kthehemi në masat higjienike personale dhe të vendit të punës. Nëse vërehen çfarëdo lloj simptomash që mund të kenë lidhje me Koronavirusin, qendrat shëndetësore qëndrojnë në dispozicion”, tha Verica Jovanoviç, Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë.

Nga dita e sotme do të bëhen edhe fluturime nga aeroporti i Nishit, i cili ishte mbyllur më 18 mars.

Ndërkohë komisioni i epidemiologëve në Greqi po përpilon listën e shteteve për të cilët do të hapen kufijtë më 15 qershor, pa test për Kovid 19 dhe pa izolim të detyruar.

“Në fazën e parë presim që Organizata Kombëtare e shëndetit publik të na dorëzojë listën e shteteve për të cilat vlerëson se të dhënat epidemiologjike janë të tilla që do t’iu lejonte turistëve të mbërrijnë të sigurt në Greqi. Për fazën e dytë, më 1 korrik, kur do të hapen të gjithë aeroportet për turistët, do të përgatitet listë e re e shteteve dhe e njëjta rregullisht do të azhurohet”, u shpreh Haris Theoharis, Ministër i Turizmit i Greqisë.

Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama paralajmëroi se kufijtë е Shqipërisë do të rihapen brenda këtij muaji./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori