LAJMI I FUNDIT:

Autoportret i Rembrandtit, në ankand

Autoportret i Rembrandtit, në ankand

Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në anknad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut, për 12-16 milionë sterlina.

Tabloja me përmasat 15 me 20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flaman, paraqet atë në moshën 26-vjeçare me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.


Sipas George Gordonit nga”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, për të bindur prindërit e tij se ai ishte në rrugën e duhur. Realizuar menjëherë pas vendosjes së tij në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.

“Tabloja ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar me tharje kur artisti kishte vendosur nënshkrimin e tij.