LAJMI I FUNDIT:

Autobusi përfundoi në oborrin e autosallonit “Xeni”, flet pronari: 200 mijë euro dëme – do të kërkojmë kompensim

Autobusi përfundoi në oborrin e autosallonit “Xeni”, flet pronari: 200 mijë euro dëme – do të kërkojmë kompensim

Autobusi i kompanisë “Shpejtimi” është aksidentuar sot në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Nga mospërshtatja e shpejtësisë, autobusi ka përfunduar në oborrin e autosallonit “Xeni” ku ka goditur gjashtë vetura që ishin të parkuara.


Pronari i këtij autosalloni, Shkëlzen Bushati në një postim në Facebook, ka shkruar se nga ky aksident, dëmet në biznesin e tij janë të mëdha.

Aksidentohet rëndë autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, lëndohen tre persona
Lexo po ashtu Aksidentohet rëndë autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, lëndohen tre persona

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompaninë tonë.

Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla”, ka shkruar Bushati.

Ai ka shtuar se vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.

“Si pronar i autosallonit Xeni, do iniciojmë të gjitha procedurat për kompensimin e dëmeve ngase asnjëherë deri me tani përkundër dëmeve të shkaktuara, nuk jemi kompensuar.

Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe
pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tonë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori