LAJMI I FUNDIT:

Autobusi përplaset me makinën në qendër të Tiranës, lëndohen 4 qytetarë

Autobusi përplaset me makinën në qendër të Tiranës, lëndohen 4 qytetarë
Foto: Ilustrim

Një autobus është përplasur me një makinë mëngjesin e ditës së sotme në qendër të Tiranës.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër qytetarë që ishin pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spital për të marrë mjekim, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.


“Në qendër të Tiranës, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /TCH/