Të paktën 37 pasagjerë kanë vdekur pasi një autobus ra nga ura në një kanal në shtetin qendror indian, Madhya Pradesh.

“Deri më tani kemi gjetur 37 trupa dhe i kemi dërguar në autopsi. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar”, tha të martën Kryeinspektori i Policisë së Qarkut, Dharamveer Singh.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autobusi që transportonte më shumë se 50 pasagjerë u zhyt në kanal afërsisht në orën 7:30 të mëngjesit me orë lokale në rrethin Sidhi, rreth 560 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Bhopal.

Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe zyrtarëve të tjerë kanë drejtuar operacionin e shpëtimit.

Deri më tani shtatë persona janë shpëtuar, raportojnë mediet. /Telegrafi/