LAJMI I FUNDIT:

Australiani shkon tek vetura e tij vetëm për të parë se një divan “kishte rënë nga qielli” dhe e kishte dëmtuar atë

Australiani shkon tek vetura e tij vetëm për të parë se një divan “kishte rënë nga qielli” dhe e kishte dëmtuar atë

Një banorë i Sydney u zgjua nga gjumi vetëm për të parë se një divan “kishte rënë nga qielli” dhe i kishte dëmtuar veturën e tij.

Vetura e tij, Toyota Yaris ishte parkuar në anë të rrugës Jones në Ultimo të enjten mbrëma kur një divan ra nga një ballkon dhe e dëmtoi veturën.


Divani kishte depërtuar përmes një peme ndërsa kishte rënë, duke sjellë me vete edhe degë dhe gjethe, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se si divani kishte thyer xhamin e përparmë të veturës dhe se si e kishte shtypur atë përbrenda.

Megjithatë, duket se vetura ka shpëtuar pa dëmtime të mëdha në panelin e saj.

Ndërkohë, bëhet e ditur se askush nuk ka mbetur i lënduar nga ky incident. /Telegrafi/