LAJMI I FUNDIT:

Auschwitz: Si duket sot kampi i “heshtjes”?

Auschwitz: Si duket sot kampi i “heshtjes”?

Ky kamp i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes ka dëshmuar shumë tmerre deri në vitin 1945

Para 76 vjetësh ushtarët sovjetikë kanë parë skenat e tmerrit të paimagjinueshëm në Auschwitz-Birkenau, transmeton Telegrafi.


Nazistët kanë ngritur në ajër pjesë të lokacionit, ku kanë vdekur së paku 1,1 milionë njerëz, nga të cilët 90% hebrenj – mirëpo edhe mijëra të burgosur kanë mbetur.

Sot Auschwitz qëndron kryesisht i paprekur – kasollet e braktisura dhe rrethojat me tela me gjemba mbeten dëshmi të heshtura të disa prej krimeve më të këqija në historinë njerëzore.

Qindra kufoma ishin shpërndarë në atë vend, si dhe mijëra të burgosur të braktisur, sepse ishin shumë të sëmurë ose të dobët për “marshimin e vdekjes” për në Rajh.

Trupat sovjetike gjetën gjithashtu më shumë se 300.000 kostume burrash dhe 7.7 tonë flokë njerëzorë.

Ushtari sovjetik, Ivan Martinushkin, duke ardhur me njësitë e tij në janarin e vitit 1945, ka thënë: – Ishte e vështirë t’i shihje. Më kujtohen fytyrat e tyre, posaçërisht sytë e tyre të cilët e tradhtonin mundimet e tyre.

Sot, 76 vjet më vonë, ajo çka mbetet është thjesht përkujtimi, rikthimi në kohë për të mësuar të vërtetat e asaj çka ndodhë, përmes historive njerëzore, edhe të atyre që i mbijetuan kampit.

Sot ai është shndërruar në një muze, i frikshëm për nga ndjenja që përcjell, edhe pse më shumë se 2 milionë njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

Vizita atje nuk është një mësim për historinë por një moment reflektimi mbi përgjegjësinë. /Telegrafi/