LAJMI I FUNDIT:

Audi TTS i ri shfaqet në imazhet e rrjedhura, me pamje shumë më agresive (Foto)

Audi TTS i ri shfaqet në imazhet e rrjedhura, me pamje shumë më agresive (Foto)

Prezantimin zyrtar, pritet ta shohim në fund të vitit në Paris Auto Show

Në imazhet e shkrepura prej spiunëve, kemi mësuar se Audi është duke i bërë një rifreskim modelit TT për ta mbajtur edhe më tutje në jetë, transmeton Telegrafi.


Nuk është pritur që t’i hiqet shtresa për kamuflazh për një kohë më të gjatë, por rrjedhja e fundit e imazheve, tregon se gjithçka është gati dhe ashtu siç pritej, mund ta shohim në fund të vitit në Paris Auto Show.

Postimet e bëra në Instagram, e tregojnë nga afër pjesën e pasme dhe të përparme, si dhe tërë TTS nga largësia, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Fillimisht, duket sikur modeli aktual i zgjeruar, por nëse shikohet me kujdes, vërehet se është shumë më agresiv, me elemente të marra nga modeli TT RS. Grilli i modelit që lansohet më 2019, ka grill më të gjerë, të cilit ia janë ndryshuar qelizat dhe tani kanë forma ovale.

I lyer në ngjyrë të kaltër hapur, TTS ka rrota krejtësisht të reja, teksa shihen qartë edhe përfundimet me ngjyrë të lehtë argjendi.

Agresivitet ka edhe në pjesën e pasme, që është shumë më e ulët se paraardhësi, ndërsa tre gypat për nxjerrjen e gazrave i ka në mes. /Telegrafi/