LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 Avant me 695 KF (Foto)

Audi RS6 Avant me 695 KF (Foto)

Nëse Audi RS6 Avant nuk është mjaft i fuqishëm, atëherë kompania gjermane për rregullimin e veturave, Schmidt Revolution, për këtë karavan sportiv ka përgatitur një paketë për përforcimin e motorit të tij V8.

Kjo do të thotë se motori 4.0-litër Twin-Turbo V8 është përforcuar në 680 kuaj fuqi, i cili për 120 kuaj fuqi është më i fuqishëm se modeli standard nga fabrika.


Si opsion ofrohet edhe sistemi sportiv i shkarkimit nga çeliku, i cili sjell fuqi shtesë prej 15 kuaj fuqi, transmeton Koha.net, pra në total RS6 Avant tani ka kapacitet prej 695 kuaj fuqi.

Schmidt Revolution njofton se RS6 Avant i tyre mund të arrij shpejtësinë maksimale deri në 330 kilometra në orë, ndërsa të dhënat për shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h nuk janë bërë të ditur (modeli standard prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.9 sekonda).

Gjithashtu, në ofertë janë edhe grafika e veçantë e eksterierit, amortizatorët KW të modifikuar, si dhe set të rrotave prej alumini me diametër prej 21-inç dhe me goma ContiSportContact SP 295/30×21.

avant1 avant2 avant3