LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 prek lehtësisht shpejtësinë 335 km/orë, më shumë se maksimumi i deklaruar

Audi R8 prek lehtësisht shpejtësinë 335 km/orë, më shumë se maksimumi i deklaruar

Seria Audi R8 arrin lehtësisht shpejtësi që të lë pa frymë.

Audi R8 është një makinë e fuqishme dhe ka performanca mjaft të larta.


R8 është një veturë që është lehtësisht e aftë për të kapur 100 kilometra në orë për 3.37 sekonda në versionin Spyder, dhe me 200 km/orë pas dhjetë sekondash, transmeton Telegrafi.

Por në videon e mëposhtme ju mund të shihni se si ky model prek shpejtësinë 335 km/orë, pak më shumë se maksimumi i deklaruar.

Audi R8 Performance është mundësuar nga i njëjti motor 5.2 V10, dhe me 620 kuaj fuqi dhe 580 Nm.

Nëse ju intereson se si duket kur vozisni mbi 300 km/orë në autostradë me një veturë si kjo, hidhni një vështrim më poshtë. /Telegrafi/