LAJMI I FUNDIT:

Audi Q5 Sportback vjen së shpejti që të rivalizojë me BMW X4

Audi Q5 Sportback vjen së shpejti që të rivalizojë me BMW X4

Lajmet që së mund të vijë së shpejti, dolën të jenë të vërteta

Gjatë kësaj jave, ishte thënë se Audi do të përqendrohet në tregun a makinave crossover, duke lansuar një Sportback të bazuar në Q5, transmeton Telegrafi.


Madje, ishte parë edhe duke u testuar, me disa shtresa kamuflazhi në pjesën e përparme dhe të prapme, por me anësore të zbuluara.

Reporterët që e kanë parë nga afër, bëjnë të ditur se brenda e kishte edhe një ekran gjigant të sistemit infoteitment. Tani është thënë edhe zyrtarisht nga prodhuesi gjerman, se Q5 Sportback do të arrijë në fund të vitit.

Duke mos i bërë të ditura detajet, është thënë ky model do të rivalizojë me BMW X4 dhe Mercedes GLC Coupe. Pritet që të ketë shumë pjesë nga modeli A4, si grillin e ngushtë, dritat LED të ri dizajnuara, si dhe disa detaje tjera.

Besohet se do ta ketë të njëjtën platformë sikurse Q5, ndërsa nën kapak ta ketë motorin me 2.5 litra që prodhon 252 kuaj fuqi, ndërsa sistemi hibrid të arrijë deri në 367 kuaj fuqi. /Telegrafi/