LAJMI I FUNDIT:

Audi padit prodhuesin kinez të makinave Nio – dhe çështja nuk ka të bëjë me dizajnin, por me emrin

Audi padit prodhuesin kinez të makinave Nio – dhe çështja nuk ka të bëjë me dizajnin, por me emrin

Pasi nuk arritën të gjenin një zgjidhje miqësore, përfunduan në gjykatë – dhe vendimi do të jepet pas disa javësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Audi ngriti një padi kundër prodhuesit kinez të makinave Nio në Gjykatën Rajonale të Mynihut.


Kompania nga Ingolstadt beson se e drejta e autorit të tyre është shkelur dhe ka të bëjë me modelet S6 dhe S8.

Dhe problemi, siç dihet, nuk është në dizajn, por në emër.

Përkatësisht, Nio ka dy modele SUV që i ka quajtur ES6 dhe ES8, të cilat e shqetësonin vërtet Audi-n.

Dikush mund të mendojë se këto janë versione elektrike të modeleve A6 dhe A8 të Audi.

Por në gjithë këtë histori ka diçka “interesante”.

Nio nuk është fare i pranishëm në tregun gjerman, as me këto modele dhe as me ndonjë produkt tjetër.

Sidoqoftë, një zëdhënës i Audi-t ka thënë se “Nio ka zgjedhur emra modelesh për tregun evropian që, sipas mendimit tonë, dëmtojnë markën e Audi-t”.

Megjithatë, Nio, një nga prodhuesit kinezë të makinave po planifikon të hyjë edhe në tregun gjerman, por me modelin ET7. /Telegrafi/