LAJMI I FUNDIT:

Audi largon një model shumë të pëlqyeshëm

Audi largon një model shumë të pëlqyeshëm

Modeli A3 me tavan të hapur, më nuk do të jetë në dispozicion

Të gjithë ata që duan ta hapin pjesën e sipërme të Audi A3 dhe të bëjnë një xhiro nëpër mot të nxehtë, kanë mundësi vetëm edhe me modelin aktual, transmeton Telegrafi.


Kur të jetë kryer prodhimi i A3, më nuk do të jetë në dispozicion ky model shumë i pëlqyeshëm, meqenëse Audi do at largojë përgjithmonë.

Deri më tani, modelet me tavane të hapura ishin A3, A5 dhe S5, ka i përket sedanëve me katër ulëse.

Rënia në masë të madhe e kërkesës për A3, ka bërë që Audi ta konsiderojë largimin. Shitja e 18 mijë njësive të A3 më 2018, është vetëm gjysma e shitjeve më 2015 kur u shitën 36 mijë.

Largimi i A3, mendohet se mund të zëvendësohet me një makinë tjetër shumë më të fuqishme dhe të mirë. /Telegrafi/