LAJMI I FUNDIT:

Audi e-tron me sistem special të dritave, që përshtatet me të gjitha ambientet

Audi e-tron me sistem special të dritave, që përshtatet me të gjitha ambientet

Sistemi i avancuar i dritave, përshtatet në çdo ambient dhe lehtëson shumë vozitjen

Për të treguar dritat e reja që i ka vendosur në modelin e-tron, Audi ka zhvilluar në aktivitet në orën pesë të mëngjesit, që të tregojë se sa mirë mund të përshtaten ato në errësirë, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak ditë para prezantimit në LA Auto Show, është shfaqur sitemi special i dritave Digital Matrix, që për herë të parë do të jenë të vendosur në një makinë komerciale.

Nëpërmjet modelit DMD, që përbëhet prej rreth një milion mikro pasqyrave, ndriçimi mund të bëjë zgjedrohet në masë të madhe dhe në mënyrë shumë më specifike.

Ky sistem i dritave, është bërë që të lehtësojë vozitjen në e-tron, por jo edhe të bllokojë shikimin për veturat që ndodhet përpara.

Digital Matrix janë krijuar që t’i përshtate të gjitha terreneve, derisa përparësi më të mëdha ofrohen në zënien e kthesave, ngasjen nëpër qytet, si dhe në autostradë.

Me anë të këtyre dritave, krijohet i ashtuquajturi “tepih i dritave”, që mundëson orientim shumë më të mirë, nëpër shiritin ku është duke lëvizur vetura.

Rritja e konkurrencës në tregun e makinave elektrike, ka bërë që Audi e-tron që lansohet gjatë vitit që vjen, të ketë edhe këtë sistem të dritave shumë të mirë. /Telegrafi/