LAJMI I FUNDIT:

Audi e ka gati për prezantim modelin tërësisht elektrik e-tron (Foto)

Audi e ka gati për prezantim modelin tërësisht elektrik e-tron (Foto)

Makinën e parë tërësisht elektrike, Audi do ta prezantojë disa javë pasi Mercedes ta ketë prezantuar modelin ECQ

Makina e parë tërësisht elektrike nga Audi, ishte paraparë të prezantohet më 30 gusht në Bruksel, transmeton Telegrafi. Por, planet janë prishur për shkak të arrestimit të zyrtarit të lart Rupert Stadler, për shkak të lidhjen e skandalin ‘Dieselgate’.


Andaj, prezantimi i e-tron u shty për një datë të pacaktuar, ndërsa tani e dimë saktë se ku dhe kur do të prezantohet.

Prodhuesi gjerman Audi, ka bërë të ditur se do ta prezantojë gjatë një aktiviteti më 17 shtator në San Francisco të Shteteve të Bashkuara. Rivalin e Jaguar E-Pace, Audi do ta shfaqë disa javë pasi Mercedes ta ketë prezantuar modelin ECQ, më katër shtator në Stokholm të Suedisë.

Prej ditës që do të shfaqet publikisht, ueb-faqja e kompanisë do të përditësohet me të dhënat e fundit të e-tron, përfshirë kapacitetet dhe çmimin.

Në po të njëjtën ditë, klientët do të kenë mundësi edhe ta rezervojnë, vetëm se duhet të paguajnë njëmijë dollarë, të cilat zbatohen më pas në çmimin e përgjithshëm. Pastaj, klienti mund ta përcjellë online dhe të kërkoi t’ia sjellin në auto sallonin më të afërt. /Telegrafi/