LAJMI I FUNDIT:

Audi AI:ME është makina elektrike që nuk e kemi parë ndonjëherë (Video)

Audi AI:ME është makina elektrike që nuk e kemi parë ndonjëherë (Video)

Megjithëse në fazën e konceptit, kjo makinë elektrike mund të prodhohet me një teknologji shumë të lartë

Ka një ndryshim shumë të madh në botën e automobilizmit, pasi deri më tani kompanitë krijonin makina elektrike me djegie të brendshme, ndërsa tani po fokusohen në zhvillimin e makinave elektrike që voziten vetë, transmeton Telegrafi.


Dallim prej prodhuesve tjerë, nuk bën as Audi, që i ka hyrë botës së EV, me përkushtimin më të madh që t’i krijojë sa më të avancuara në teknologji, luksoz dhe dizajn adekuat që përshtatet me sistemin e qarkullimit.

I prezantuar në Shanghai Auto Show, Audi AI:ME është një makinë që nuk është parë ndonjëherë, e pajisur me elemente të teknologjisë së lartë. Koncepti është dizajnuar ai makinë vetë vozitëse urbane, që nënkupton se nuk do të lëvizë shumë shpejtë.

Megjithëse ka katër dyer që hapën në pjesë të ndryshme dhe enterier të bollshëm, pjesa më e veçantë e enterierit është në dy karriget e para.

Shfrytëzuesit e Audi AI:Me që ka nivel të katërt të autonomisë, që mund të vozitet vetëm, vetëm me pranin e shoferit në të, ofron edhe video pajisjen që mund të ofrojë pamjet e ambientit të jashtëm. /Telegrafi/