LAJMI I FUNDIT:

Audi A6L E-Tron, veturë e veçantë për tregun kinez: Performancë sportive me shpenzime të vogla

Audi A6L E-Tron, veturë e veçantë për tregun kinez: Performancë sportive me shpenzime të vogla

Me modelin A6L E-Tron, Audi e ka bërë një hap përpara në lëvizje dhe kursim.

Kjo veturë hibride, që është punuar për tregun e Kinës, shpenzon vetëm 2.2 litra në 100 kilometra.

Në anën tjetër, me një peshë me rreth dymijë kilogram, është e aftë të japë edhe performancë sportive, transmeton Telegrafi. Prej zero deri në 100 km/h, kjo veturë kalon për 8.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 210 km/h.

Nëse kalohet në formën e lëvizjes me energji, ky model mund të vozitet për 50-kilometra me vetëm një mbushje, pa lëshuar ndonjë rrezatim në ambient.

Të interesuarit për këtë veturë të shpejtë dhe ‘kursimtare’ që ka një nivel të lartë luksi, duhet të presin deri vitin e ardhshëm kur është paralajmëruar lansimi. /Telegrafi/

A6L2

A6L3