LAJMI I FUNDIT:

Audi A4 i ri do të ketë edhe motor me naftë

Audi A4 i ri do të ketë edhe motor me naftë

Audi do të prezantojë gjeneratën e re të A4 gjatë vitit 2023, kurse tani janë bërë të ditura detajet e para sa i përket motorit.

Audi A4 i ri që do të jetë në treg pas dy viteve do të përdor platformën e njëjtë mekanike MLB sikurse paraardhësi, transmeton Telegrafi.


Modeli që është shumë i rëndësishëm për prodhuesin gjerman, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për rreth një të pestën e Audi të shitura në botë, që përdor motor 2.0 turbo-benzinë me 4 cilindra.

Nga kjo kompani kanë konfirmuar, që A4 i ri do të ketë më shumë motorë elektrikë për dallim nga katërshja aktuale, përfshirë atë prej 40 voltëve për versionet hibride dhe plug-in hibrid.

Besohet se plug-in hibridët do të pajisen me bateri me kapacitet prej 14.4 kWh, që gjendet në modelin Audi Q5 plug-in hibrid.

E për fund kanë konfirmuar se pavarësisht elektrifikimit të këtij modeli, do të ketë edhe me naftë për të cilët spekulohej se nuk do të jetë i disponueshëm në treg. /Telegrafi/