Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Liverpoolit e vlefshme për finalen e Superkupës së Anglisë apo e njohur si FA Community Shield.

Skuadra e Mikel Artetas ka gjetur shpejt golin e parë në finalen e Wembleyt ndaj Liverpoolit.


Është sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Aubameyang ka shënuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 12-të.

Goli i kapitenit të londinezëve erdhi pas asistimit të Bakayo Saka. /Telegrafi/

telegrafi sport app