Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona, gjithmonë nëse vije oferta e duhur në drejtim të katalunasve.

Sulmuesi nga Gaboni është duke u kërkuar nga gjiganti anglez Chelsea dhe ai është pro një rikthimi në Londër, por kësaj radhe jo te Arsenali, por te rivalët lokal të Topçinjve.


Eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se ka pasur një takim shumë pozitivë mes palëve dhe Auba dhe kampi i tij janë pajtuar një për të kaluar në Stamford Bridges.

75a0b434 186e 415e b804 48f5e36c6c9a alta libre aspect ratio default 0

"Takimi me Chelsean të enjten mbrëma ishte shumë pozitivë. Kushtet personale nuk do të jenë një problem, pasi Chelsea dhe kampi i Aubës janë në të njëjtën faqe për kontratën", shkroi Romano.

"Tani është koha për bisedime mes Chelseat dhe Barcelonës. Çmimi prej 30 milionë eurove që pretendon Barcelona konsiderohet shumë i lartë nga londinezët", ka raportuar Romano.

fbl esp liga barcelona rayo vallecano scaled 1

Aubameyang u bashkua me Barcelonën në janarin e këtij viti dhe ka pasur paraqitje shumë të mira në Camp Nou.

Por ardhja e Robert Lewandowskit bën që ai mos të konsiderohet më si një titullar dhe largimi nga Barcelona është mëse i mundur. /Telegrafi/

telegrafi sport app