LAJMI I FUNDIT:

Atletja shqiptare, Luiza Gega përfundon e 13-ta në botë në finalen e 3000 metrave me pengesa

Atletja shqiptare, Luiza Gega përfundon e 13-ta në botë në finalen e 3000 metrave me pengesa

E 13-ta në Olimpiadë. Luiza Gega, garuesja e fundit shqiptare në Tokio, e mbylli në këtë pozicionim përfaqësimin e saj në garën e 3000 metrave me pengesa, ku kishte siguruar për herë të parë për Shqipërinë një përfaqësim në finale.

Nga 16 finaliste, atletja shqiptare la pas dy nga garuese, teksa një atlete nuk u prezantua, duke u renditur kështu e 13 me kohën 9 minuta, 34 sekonda e 10 të qindtat. Vlen të përmendet se për 32-vjeçaren është një kohë jo ndër më të mirat e karrierës, më konkretisht është 8 sekonda e 5 të qindtat më shumë se rekordi i saj i vendosur në Oslo 4 vjet më parë me 9 minuta 26 sekonda e 5 të qindtat.

Gjithsesi mund të përkufizohet një përfaqësim dinjitoz në një garë të vështirë mes ajkës së atletikës botërore. Gara nisi me ritëm të lartë, me Luizën që ishte e fundit në xhirot e para, kur synimi ishte të mos lejonte një shkëputje të grupit për të tentuar maksimumin e saj.


Në dy xhirot e fundit, kamera natyrshëm fokusohet tek amerikania Cortney Frierichs, që merr kryesimin, por nuk ka bërë llogaritë më atleten nga Uganda Peruth Chemutai, që në xhiron e fundit bën mkrekullinë i merr kryesimin 250 metra para finishit për ta fituar garën me kohën 9 minuta, 1 sekondë e 45 të qindtat, duke fituar medaljen e parë të artë për Ugandën në këtë kategori me rekordin e saj kombëtar. Vendi i dytë për amerikanen Frierichs mes lotësh për një garë të humbur në fund, ndërsa i treti për Kenianen Hyvin Kieng.

Bëhet fjalë për një garë të shpejtë me ritëm të lartë, ku për të dhënë një shembull, Beatrice Chepchoech, “bosja” e këtyre garave, mbajtësja e rekordit botëror, vuajti dhe nuk shkoi përtej vendit të 7-të. Me përfaqësimin e Luiza gegës ndërkohë mbyllet edhe aventura e ekipit shqiptar në Lojërat e Tokios, pa asnjë medalje, arritje më afër së cilës ishte vetëm Briken Calja, që në peshëngritje, deri në 73 kg, ishte një kilogram larg medaljes së bronztë, duke ngritur 341 kilogramë në dygarësh, ndërsa Luiza Gega mund të krenohet me faktin se bëhet e para sportiste shqiptare që arrin një finale atletike në Olimpiadë.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Kalo në kategori