LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi vendos shumë lojtarë në shitje, nuk do të ketë blerje të reja derisa të largohen disa nga ta

Atletico Madridi vendos shumë lojtarë në shitje, nuk do të ketë blerje të reja derisa të largohen disa nga ta

Atletico Madrid do të duhet të shesë para se të blejë këtë verë, kjo pasi kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi, ka prekur edhe klubin e njohur spanjoll.

Mungesa e të ardhurave ka bërë që klubi të jetë pak aktiv në afatin kalimtar veror tregu i ngadaltë i transferimeve nënkuptojnë që bërja e nënshkrimeve të reja do të jetë një gjë e rrallë për Los Rojiblancos.

Për më tepër, CEO i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin ka deklaruar se vetëm 25 për qind e shitjeve të lojtarëve do të kthehen në buxhet për transferime.


 

Sidoqoftë, Atletico është duke kërkuar të sjellë një sulmues në afatin kalimtar.

Kjo do të thotë që disa lojtarë të skuadrës së Diego Simeone do të duhet të hapin rrugë dhe të largohen.

Për momentin, klubi do të konsideronte oferta për Santiago Arias, Mario Hermoso, Kieran Trippier, Sime Vrsaljko, Thomas Lemar, Vitolo dhe Angel Correa.

Të gjithë këta emra mund të largohen nga Wanda Metropolano nëse bëhet oferta e duhur, megjithëse Trippier dhe Correa do të shiten vetëm nëse klubi merr oferta  që nuk mund të refuzohen.

Verën e kaluar, Correa ishte afër nënshkrimit për AC Milan për 50 milionë euro, ndërsa tani Atletico mund të pranojë ofertat nga 30 milionë e lart.

Sa i përket Trippier, klubi ka qenë i lumtur me vitin e tij të parë në Spanjë, por ai ende ka një reputacion të mirë në Angli.

Me situatën aktuale, ku Atletico ka tre mbrojtës të krahut të djathtë, vetëm njëri mes Arias ose Vrsaljko do të qëndrojë.

Atletico do të konsideronte të lironte edhe Hermoson nëse marrin ofertë prej më shumë se 25 milionë eurove, shumë që u pagua në vitin e kaluar.

Atletico do të kërkonte rreth 25 milionë euro edhe për Lemarin këtë verë – një shumë e ultë, kur dihet që lojtari u pagua rreth 80 milionë euro në vitin 2018.

Ndërsa sa i përket Vitolo, klubi kërkon rreth 15 milionë euro për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori