LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi fiton ndeshjen ndaj yjeve të MLS-së, shkëlqen përsëri Joao Felix

Atletico Madridi fiton ndeshjen ndaj yjeve të MLS-së, shkëlqen përsëri Joao Felix

Atletico Madridi ka mposhtur ekipin e formuar nga yjet e Mayor League Soccer (MLS) me rezultat të pastër 3-0.

Skuadra e Diego Simeones ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret në miqësoret para-sezonale që po i zhvillon.

Një e tillë ka ardhur edhe gjatë mëngjesit të sotëm (e enjte), ku Los Colchoneros fitoi pa shumë vështirësi ndaj ekipit të yjeve të MLS-së në ndeshjen e zhvilluar në Orlando.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të barabartë, pasi Simeone kishte startuar me ekipin e tij të dytë, ndërsa arritën të shënojnë një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 43-të dhe ishte i ardhuri në verë nga Real Madridi, Marcos Llorente, i cili shënoi për 1-0 pas një super asistimi nga u riu Rodrigo Riquelme.

Në pjesën e dytë, argjentinasi inkuadroi thuajse të gjithë futbollistët e tij më të mirë, duke arritur në fund të shënojë edhe dy gola.

Ishte transferimi i tyre i madh i verës, Joao Felix, i cili shkëlqeu në këtë takim duke gjetur rrjetën nga distanca në minutën e 85-të për 2-0, ndërsa në shtesë asistoi bukur tek goli i Diego Costa për 3-0.

Me ardhjen e Felix, Simeone po rri më i qetë pasi largimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dukej një humbje e madhe për klubin nga Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori