Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Muhameti arriti të dalë i pari dhe të fitojë medaljen e artë në hedhjen e gjylës.


Distanca e hedhjes nga talenti i Kosovës ishte 19.31 metra.

Muhamet

Ramadani do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në Baku të Azerbajxhanit.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar suksesin e Muhametit dhe i ka uruar fat edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik. /Telegrafi/

telegrafi sport app