LAJMI I FUNDIT:

ATK: Rimbursimi i fituesve nga kuponët do të bëhet në fundjavë

ATK: Rimbursimi i fituesve nga kuponët do të bëhet në fundjavë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se qytetarët, të cilët kanë qenë fitues nga tërheqja e numrave potencial fitues për periudhën TM4 2017, se procesi i verifikimit të plikove me kuponë fiskal ka përfunduar.

“Presim që të ekzekutohen listat e fituesve për rimbursim të mjeteve. Rimbursimi i fituesve do të bëhet më së largu deri në fund të kësaj jave”, ka njoftuar ATK-ja. /Telegrafi/