Estrada kosovare, mirëpo edhe personazhe tjera të njohura mirë për publikun më nuk do të mund të përfitojnë nga rrjetet sociale pa i paguar tatim shtetit.
Kjo pasi që ATK tanimë ka në dorë një softuer të sofistikuar që gjurmon, analizon dhe nxjerr të dhëna të sakta mbi paratë që ata inkasojnë nga rrjete sociale si TikTok, YouTube, Facebook e të tjera.
Krijimi i video-materialeve dhe plasimi i tyre në rrjete sociale si formë e realizimit të të ardhurave tanimë është shndërruar në trend në Kosovë.

Deri tash, kushdo që me anë të kësaj forme ka përfituar diçka, nuk i ka paguar tatim shtetit. Mirëpo, kjo do të ndryshojë brenda një periudhe jo fort të gjatë kohore.
Në një përgjigje dhënë Telegrafit, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi – Sefa, tregon se tanimë shteti është pajisur me veglën analitike MKCVI, me anë të së cilës do të arrihet edhe grumbullimi e analizimi i tatimeve që përfituesit e TikTok, Facebook, YouTube e rrjete sociale do të duhet t’ia paguajnë shtetit.
Ajo sqaron se ky proces mund të bëhet vetëm për raste individuale, e në këtë mes ndihmë do të jap edhe Njësia e Inteligjencës Financiare.
“Vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale MKCVI, për të cilën kemi rinovuar licencën na ofron mundësinë e analizimit të rrjeteve sociale, andaj grumbullimi dhe analizimi i informatave dhe përfituesve nga ky rrjet social mund të bëhet vetëm për raste individuale dhe atë në bashkëpunim edhe me Njësinë e Inteligjencës Financiare, tek e cila subjektet raportuese janë të obliguara që të raportojnë të hyrat nga jashtë”, thotë Bytyqi – Sefa.

Tutje, ajo tregon edhe për synimet që ka ATK për këtë vit sa i përket kësaj çështjeje, ku përfshihen koordinimet bashkë me Inteligjencën Financiare, në atë formë që të identifikohen përfituesit nga rrjetet sociale.
“Gjatë këtij viti planifikojmë që në bashkëpunim me NJIF (Njësinë e Intelegjencës Financiare), të koordinojmë mënyrën dhe mundësinë e identifikimit dhe pastaj edhe të trajtimit të përfituesve financiar nga rrjetet sociale Përmes kësaj vegle ose nga të dhënat që do t’i sigurojmë, më pas do të kalkulohet edhe pjesa e tatimit”, theksoi Bytyqi – Sefa për Telegrafin.
Zëdhënësja e ATK-së shton se kjo vegëz është model i atyre që përdoren në vendet e zhvilluara të botës.
Aktualisht, në Kosovë, një pjesë e madhe e emrave të estradës janë përdorues shumë aktiv të rrjetit social, TikTok. Ata madje duke shfrytëzuar audiencën e krijuar nga veprimtaria e tyre paraprake në muzikë, duket se përfitojnë shuma të majme të parave.

E modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts” apo në shqip dhurata, për Telegrafin i kishte shpjeguar eksperti i njohur i rrjeteve sociale, Valon Kerolli.
Ai kishte thënë se artistët në Kosovë, përfitojnë në dy mënyra nga TikToku; Duke bërë marrëveshje personale me biznese për reklamim, si dhe në dhuratat/gifts që marrin nga audienca.
“Në TikTok, dhuratat konvertohen përmes monedhave digjitale (coins) dhe vlera e tyre në para sillet prej 0 e deri në 500 dollarë (35000 coins) që është vlera e dhuratës më të shtrenjtë që njihet me emrin TikTok Universe. Ata që i marrin këto dhurata mund t’i konvertojnë në para, ku 50% të vlerës i merr TikTok e 50% të mbetura i merr artisti”, deklaroi Kerolli për Telegrafin.
Duke qenë monitorues i rregullt i rrjeteve sociale, Kerolli shtonte se këngëtarët shqiptarë nga videot live, në të cilat ata futen çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikToku.
Në lidhje me inkasimin e tatimeve nga përfituesit e rrjeteve sociale, para disa ditësh kishte folur edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Ky i fundit ka thënë se softuerët që aktualisht Institucioni që drejton ai ka, janë pjesë e mbështetjes nga Britania e Madhe.

“Argument tjetër është pjesa e zhvillimit të përfitimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar me softuerë të veçanta, softuerë këto që na kanë kriju mundësinë që të shfrytëzojmë burim të informatave nga burimet e ndryshme, për shembull është njëri prej softuerë është pjesa e burimit të informatës e cila shfrytëzohet nga rrjetet sociale siç janë facebook, instagram, tik-tok etj, ku këto informata janë duke u përpunuar nga këto softuera. Zyrtarë tonë të inteligjencës financiare dhe përmes rezultateve të këtyre informatave dërgohen në operativ te inspektorët e operativës dhe bëhen vlerësimet tatimore aty ku konstatohet që ka shmangie tatimore apo qarkullim të pa deklaruar”, tha para disa ditësh Murtezi.

Ndryshe sipas ATK-së, nga janari deri në prill 2022, në raport me periudhën e njëjtë për vitin e kaluar, ka një rritje të të hyrave për rreth 68.5 milionë euro apo shprehur në përqindje mbi 34%.
Ndërsa në raport me planin vjetor, gjithashtu ka tejkalim të planit mbi 17% apo 40 milionë euro, ndërkaq totali i mbledhjes të hyrave të ATK-së gjatë kësaj periudhe katër mujore është 269.5 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës