LAJMI I FUNDIT:

ATK me njoftim për tatimpaguesit: Certifikata e të punësuarit, shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

ATK me njoftim për tatimpaguesit: Certifikata e të punësuarit, shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.


Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet të vuloset dhe nënshkruhet. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Dokumenti nuk mund të përdoret për arsye tjetër, njofton ATK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori