LAJMI I FUNDIT:

ATK mbyllë 6 biznese të lojërave të fatit, gjobiten me 22 mijë euro

ATK mbyllë 6 biznese të lojërave të fatit, gjobiten me 22 mijë euro
?

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë (biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22 mijë euro. Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.


Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme. /Telegrafi/