Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ka vonuar rimbursimin e mjeteve për kuponët fiskalë për tremujorin e fundit të vitit 2016.
Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” disa qytetarë të cilët i grumbullojnë kuponët e tillë.
Sipas tyre, në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas ATK-ja është treguar më e ngathtë se herët tjera, me ç’rast ende nuk u kanë dalë në llogari mjetet e kuponëve.
Megjithëkëtë, në Administratën Tatimore të Kosovës kanë thënë se për tre muajt e parë të këtij viti, janar, shkurt dhe mars, ka përfunduar i gjithë procesi i verifikimit të plikove me kuponë fiskalë.
Kurse, lidhur me vonesat e rimburësimit të kuponëve fiskalë me të holla, Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se këto janë vetëm çështje procedurash, asgjë më shumë.
“Vonesat që janë bërë janë për çështje procedurale e asgjë tjetër”, ka deklaruar për “Zërin” zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.
Sipas Sefës, vetëm 200 pliko gjithsej kanë mbetur që të verifikohen për vitin e shkuar.
“Rreth 200 pliko janë që do të verifikohen për vitin 2016”, ka shtuar tutje ajo.
Sefa gjatë bisedës ka potencuar se qytetarët që dorëzojnë kuponë fiskalë kanë mundësi që ta shohin vetë se a u është refuzuar apo jo aplikimi.
“Qytetarët kanë mundësi që përmes faqes të mundë të hyjnë dhe të shohin a është në proces të verifikimit, a është verifikuar dhe a është refuzuar”, ka theksuar Bytyqi.
Ndërkohë, ATK-ja ka njoftuar qytetarët e Kosovës të cilët po vazhdojnë t’i grumbullojnë kuponët fiskalë që në mënyrë përfitimi t’iu rimburësohen mjetet nëpër llogaritë e tyre bankare.
Ndërkaq, ATK-ja më tej potencon se do ta bëjë shqyrtimin e të gjitha aplikacioneve dhe më pas do ta bëjë rimbursimin e mjeteve.
Ndryshe, që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani, numri i përgjithshëm i qytetarëve të rimburësuar është mbi 847 mijë qytetarë në vlerë të rimbursimit mbi 15 milionë e 542 mijë eurove. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe