LAJMI I FUNDIT:

ATK aplikon lehtësira tatimore për bizneset

ATK aplikon lehtësira tatimore për bizneset

Gjatë vitit 2017 janë shqyrtuar 241 aplikacione, prej tyre 226 aplikacione për lirim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në importimin e lëndës së parë, si dhe 15 aplikacione për pajisje të teknologjisë informative, ndërsa numri i përgjithshëm i këtyre kërkesave të aprovuara është 234 dhe 7 tjera të refuzuara, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

“Nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani numri i kërkesave të shqyrtuara për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative është 356, prej tyre 346 kërkesa janë për lirim të lëndës së parë dhe 10 për pajisjet e teknologjisë informative. Gjithsej 272 kërkesa janë aprovuar dhe 79 janë në proces të trajtimit, ndërsa 5 të tjera janë refuzuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.


Sipas ATK-së, këto lehtësira tatimore janë bërë me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë, si dhe rritjes së qarkullimit të prodhimeve vendore brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/