Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftua se trajektorja e lëvizjes së të hyrave të ATK-së nga rreth 42.9 milionë euro që kishte tejkaluar të hyrat për tre muajt e parë, ka shënuar rritjen tjetër, ku vetëm për katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milionë euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 68.5 milionë euro apo 34.1%.
“Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milionë euro apo 17.2%. Të gjitha këto statistika janë reflektim i madh në zvogëlimin e hendekut tatimor, pasi që çdo rritje e inkasimit nënkupton zvogëlim të hendekut tatimor”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se pavarësisht këtij trendi rritës të të hyrave, ATK është duke punuar fuqishëm në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor.
“Kjo është duke u realizuar përmes projekteve të fundit, të cilat në fokus të trajtimit kanë të gjithë tatimpaguesit/bizneset të cilat sipas analizës së riskut kanë rezultuar si tatimpagues me risk të lartë për evazion fiskal, si në deklarimin dhe pagesën e tatimeve, në regjistrimin e punëtoreve si dhe mos-pajisje me arke fiskale dhe mos-lëshimin e kuponëve fiskal”, thuhet në njoftim.
Në rritjen e të hyrave, gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë te stafi, rritja e inkasimit të mbledhja e borxheve, lehtësirat për tatimpaguesit në deklarimin dhe pagesën e tatimeve.
Institucioni i ATK-së çdoherë e ka konsideruar si “inspektor” më të mirin qytetaret, të cilët përmes raportimeve për çdo parregullsi tatimore të hasur, kanë arritur që të krijojnë partneritet të fortë me ATK-në. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!