LAJMI I FUNDIT:

Atje shkollat do të jenë të mbyllura për disa ditë, por Merkel “sfidon” ajrin e ndotur – ecën pa maskë gjatë vizitës së saj në Indi

Atje shkollat do të jenë të mbyllura për disa ditë, por Merkel “sfidon” ajrin e ndotur – ecën pa maskë gjatë vizitës së saj në Indi

Ndryshimi i klimës, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale janë disa nga disa fusha në të cilat Gjermania dhe India kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin.

Siç shkruan Deutsche Welle, përcjell Telegrafi, udhëheqësit e vendeve filluan bisedimet duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh.


Po sipas këtij mediumi, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi nënshkruan një seri marrëveshjesh strategjike të premten në New Delhi.

“Ne po inkurajojmë sektorët tanë privatë të japin një impuls në tregtinë tonë në rritje dypalëshe. Kancelarja Merkel dhe unë do të takojmë disa nga udhëheqësit më të lartë të biznesit dhe industrisë”, ka thënë Modi gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Merkel është në Indi për një vizitë tre-ditore. Ajo u përshëndet nga garda e nderit dhe do të vërë kurorë në një ceremoni përkujtimore për Mahatma Gandhi.

Për shkak të problemeve të saj të vazhdueshme shëndetësore, kancelarja u ul ndërsa intonoheshin himnet kombëtare.

Dhe sipas DW, ajo dhe Modi morën pjesë në pallatin presidencial pa maska të ndotjes, me gjithë ajrin e ndotur në atë kohë që përmbante grimca të dëmshme 19 herë në maksimumin e sigurt të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas uebfaqes së ambasadës amerikane.

Ndryshe, sipas autoriteteve, shkruajnë mediat vendase, të premten është njoftuar se të gjitha shkollat në kryeqytetin kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura deri më 5 nëntor, për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori