Athletic Bilbao ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit, kësaj radhe me rezultat 3-0.

Edhe ndeshjen e parë e kishin fituar baskët në kryeqytet me rezultat 1-0, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 4-0 i është bashkuar Mallorcas në finalen e madhe.


Vëllezërit Williams ishin të pandalshëm në pjesën e parë, duke asistuar njëri-tjetrin për dy gola.

Fillimisht Nico Williams asistoi te Inaki Williams që shënoi për 1-0 në minutën e 13-të.

https://twitter.com/centregoals/status/1763304854892757326

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Inaki kësaj radhe asistoi te Nico i cili shënoi për 2-0.

https://twitter.com/YashRMFC/status/1763311969032171527

Në minutën e 62-të u shuan shpresat e kryeqytetasve, kur Gorka Guruzeta shënoi për 3-0.

Në fund Athletic Bilbao festoi para shikuesve të vetë arritjen në finalen e madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app