Nga: Robert Mitchell

Mendojmë shpesh për Athinën e lashtë si shtëpia e demokracisë, si vendi ku nisi gjithçka. Dhe, kjo është e vërtetë. Por, e vërteta tronditëse është se Athina e ka kaluar pjesën dërrmuese të ekzistencës së saj nën sundimin e mbretërve dhe diktatorëve tiranë.

Teksa analizojmë historinë e Athinës, mund të shohim se sa e brishtë është demokracia që Athina ndihmoi për ta krijuar. Athina ka qenë e banuar në një formë ose në një tjetër që nga epoka neolitike, mbi 5000 vjet më parë. Nisi të ekzistojë si një qendër mikenase dhe si vendndodhja e një fortese të madhe.

Reklama

Mikena e lashtë ra rreth vitit 1200 p.e.s., dhe shumica e qendrave të saj u shembën me të. Por, është e paqartë nëse Athina i mbijetoi rënies apo jo. Për rënien e Mikenës është fajësuar tradicionalisht për një pushtim nga dorët. Por, historianët e sotëm bëjnë përgjegjës për kolapsin e sistemit në një kohë kur institucionet e qytetërimit u shembën në vetvete, ashtu siç ndodhi me shumë qytetërime të epokës së bronzit të vonë.

Reklama

Gjithçka që dimë me siguri është se athinasit ishin krenarë që ishin jonianë të pastër, duke pretenduar se nuk kishin gjak dorian. Gjatë Epokës së Hekurit, Athina gëzonte shumë prosperitet. Vendndodhja e saj në Greqinë Qendrore dhe qasja e lehtë në det, e bënë atë një qendër tregtare kryesore, ndërsa Akropoli i fortifikuar i garantonte sigurinë.

Reklama

Këto faktorë bënë që Athina të merrte nën kontroll qytete të tjera në rajonin e Atikës. Shumë shpejt u bë shteti më i madh dhe më i pasur në Greqinë e Epokës së Hekurit. Megjithatë, siç ndodh shpeshherë në histori, suksesi i Athinës e pati një kosto. Gjatë kësaj periudhe, Athina drejtohej nga një fisnikëri e vogël në numër.

Me zgjerimin e saj, një segment më i madh i popullsisë së saj u përjashtua nga politika. Nga shekulli VII p.e.s., kjo gjë nisi të shkaktonte probleme. Pati shtim të trazirave civile, ndërsa një njeri i quajtur Drakon u vendos në krye nga udhëheqësit e Athinës për të zbatuar ligje të reja shumë të ashpra (nga këtu buron origjina e fjalës drakonian).

Reklama
Reklama

Ligjet e reja të Drakonir ishin tepër të ashpra dhe ndëshkuese, ndaj është logjike që ato ishin jopopullore për njerëzit e Athinës. Kur dështuan ligjet e reja, një ligjvënës revolucionar i quajtur Solon u vendos në krye për të provuar diçka të re. Kushtetuta e tij e re kishte tre aspekte të rëndësishme.

Së pari ajo ndalonte skllavërimin e qytetarëve athinas si dënim për mos shlyerjen e borxheve. Së dyti anuloi pronësinë mbi tokën dhe e hapi tregtinë e lirë për më shumë njerëz, duke krijuar kështu një klasë të re tregtare urbane. Së treti, i ndau athinasit në klasa të ndryshme bazuar në pasurinë dhe aftësitë ushtarake.

Reklama

Shtresës më të ulët (shumicës) iu dha e drejta e votës, por vetëm ata nga shtresa e lartë mund të mbanin poste publike. Në terma afatgjatë, kushtetuta e Solonit do të siguronte kuadrin për demokracinë e mëvonshme athinase. Por, në planin afatshkurtër ishte një dështim. Sistemi i tij zgjati vetëm 20 vjet, të shoqëruara me trazira civile dhe konflikte klasore. Në fund të asaj periudhë, sistemi u përmbys nga partia popullore e kohës, e udhëhequr nga Pisistrati. Ai mund të ketë qenë një diktator, por ishte gjithsesi një diktator popullor. Gjatë sundimit të tij, Athina u bë gjithnjë e më e fuqishme dhe e pasur, dhe shumë shpejt një qendër e kulturës greke. Në fakt, ai e mbajti në fuqi kushtetutën soloniane, dhe u sigurua që të ishin anëtarët e familjes së tij ata që mbanin të gjitha funksionet drejtuese.

Reklama
Reklama

Pisistrati vdiq në vitin 527 p.e.s. dhe u pasua nga djemtë e tij, Hiparku dhe Hipiasi. Ata ishin gjithçka që ai nuk ishte. Më 514 p.e.s., Hiparku u vra, ndërsa vëllai i tij Hipiasi vendosi një diktaturë të plotë. Kjo shkaktoi protesta dhe rebelim dhe Hipiasi u rrëzua brenda katër vjetësh. Më pas kontrollin e Athinës e mori një politikan radikal i quajtur Kleisten. Ai ishte njeriu që më në fund ndërtoi në Athinë demokracinë e “vërtetë”. I shfuqizoi katër shtresat sociale të dikurshme duke i zëvendësuar me 10 klasa të reja të emërtuara sipas heronjve të lashtë. Këto klasa quheshin file. Çdo grup ishte një elektorat qëllimisht i larmishëm nga pikëpamja gjeografike dhe që nuk kishte asnjë lidhje me klasën. Çdo file përbëhej nga tri triti. Këto triti ishin themeli i qeverisjes vendore. Çdo grup dërgonte 50 anëtarë në bule, ose këshill, që e drejtonte çdo ditë Athinën. Shumica e posteve publike hidheshin me short, ndërsa vetëm gjeneralët zgjidheshin me votë. Ky sistem i ri ishte shumë popullor dhe i qëndrueshëm. Ekzistoi për 170 vjet dhe u shpërbë vetëm për shkak të humbjes së Athinës dhe Tebës më 228 p.e.s. përballë ushtrisë së Filipit II i Maqedonisë. Edhe pse Athina ishte një demokraci, asaj i pëlqente t`i përkulte muskujt e saj ushtarakë.

Reklama
Reklama

Gjatë periudhës klasike, Athina u përfshi në luftëra të vazhdueshme, si me fqinjët e tjerë po grekë, po ashtu edhe me fuqitë e huaja. Para ngritjes së Athinës, Sparta e kishte konsideruar tradicionalisht veten si udhëheqëse të grekëve. Athina u përpoq të ndryshonte këtë statuskuo dhe të bëhtj lideri i ri.

Në vitin 466 p.e.s., grekët jonianë të Azisë së Vogël po rebeloheshin kundër persëve. Duke synuar të fitonte ndikim, Athina u dërgoi përforcime. Kjo i zemëroi persët dhe çoi në dy pushtime të Greqisë prej tyre. Në vitin 490 p.e.s., athinasit, të udhëhequr nga Miltiadhi, e sprapsën pushtimin e parë pers në betejën e Maratonës. Por, në vitin 480 p.e.s., persët u rikthyen në një numër më të madh. Kushdo që e njeh tashmë legjendën e “300-ve” dhe çfarë ndodhi më pas. Nën udhëheqjen e Kserksit të Madh, persët mundën një njësi të vogël të ushtrisë greke në kalimin e ngushtë të Termopileve dhe u drejtuan drejt një Athine të mbrojtur shumë keq. Brenda një viti, Athina u pushtua dy herë nga persët. Gjithsesi, suksesi i tyre zgjati vetëm një vit. Më 479 p.e.s., Athina u bashkua me Spartën dhe aleatët e tjerë, dhe e mundi ushtrinë persiane në Betejën e Plateas. Për shkak të asaj fitoreje, Athina përfshiu pjesën më të madhe të Egjeut dhe zonave të tjera të Greqisë në Lidhjen Deliane.

Reklama
Reklama

Lidhja Deliane ishte një aleancë e shteteve greke me në krye Athinën. Në atë kohë kjo mund të dukej si një pozicion prestigjioz, por që i shkaktoi Athinës shumë probleme, të cilat arritën kulmin në Luftën e Peloponezit në vitin 431 p.e.s.. Shtetet e tjera greke u lodhën shpejt nga udhëheqja e Athinës, ndaj u rebeluan nën udhëheqjen e Spartës.

Konflikti ishte i gjatë dhe sfilitës. Spartanët sundonin nga toka ndërsa Athinasit nga deti. Por, në fund fitimtarë dolën spartanët, dhe epërsia detare e Athinës mori fund. Në atë periudhë u dëmtua edhe demokracia athinase. Populli fajësoi për humbjen politikanët demokratë. Ndaj pati një trazirë tetëvjeçare ku demokracia në Athinë u përmbys, duke u zëvendësuar nga sundimi i “Tridhjetë Tiranëve”.

Reklama
Reklama

Ndërkohë as dominimi spartan nuk zgjati shumë. Aleatët e braktisën shpejt Spartën duke u bashkuar sërish me Athinën në Luftën e Korintit gjatë viteve 395-387 p.e.s.. Athina e përdori këtë armiqësi ndaj Spartës për të krijuar Lidhjen e Dytë Athinase. Por, nuk u desh shumë kohë që të shfaqej një sfidues i ri.

Maqedonia, e udhëhequr nga mbreti Filipi II, mposhti një aleancë të qytet-shtete greke në vitin 338 p.e.s. të cilat u detyruan të bëhen pjese e një konfederate të udhëhequr nga Maqedonia. Pavarësisë së Athinës i kishte ardhur fundi. Mbreti Filipi II u pasua nga djali i tij, i famshëm Aleksandri i Madh. Ky i fundit bëri një punë të madhe për bashkimin e Greqisë dhe zgjerimin e ndikimit të saj. Nën sundimin e tij, qytet-shtetet greke u bënë një gjë e së shkuarës. Athina ishte ende një qendër shumë e pasur kulturore, por jo më një fuqi udhëheqëse. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, Greqia u pushtua nga Roma, që e ndau në katërprovinca të mëdha.

Reklama

Gjatë Luftës së Parë Mithridatike (89-85 p.e.s.), pjesa më e madhe e Greqisë u rebelua kundër sundimtarëve të saj romakë. Romakët u kundërpërgjigjën me egërsi. Gjenerali romak Kornel Sula shkatërroi shumicën e ndërtesave athinase, përfshirë shtëpitë dhe gati të gjitha fortifikimet. Pasi romakët shtypën kryengritjen, e shpallën Athinën qytet të lirë. Perandori Hadrian dhe romakët e respektuan reputacionin e Athinës si një vend mësimi, dhe perandori filloi të investonte shumë në Athinë. Projektet e tij kryesore përfshinin përfundimin e Tempullit të Zeusit dhe ndërtimin e Bibliotekës së Hadrianit, si dhe një gjimnaz dhe një ujësjellës.

Më pas Athina u sulmua nga Heruli (një popull gjermanik ose ndoshta skandinav) më 267 p.e.s.. Të gjitha ndërtesat publike u dogjën dhe u grabit gjithçka me vlerë. Pas bastisjes, pjesa veriore e qytetit u rifortifikuar në një shkallë më të vogël, duke e lënë Agorën të pambrojtur jashtë mureve të qytetit.

Reklama

Kur u nda Perandoria Romake, Greqia mbeti pjesë e Perandorisë Romake Lindore, e sunduar nga Kostandinopoja, deri në vitin 1453 kur ajo u pushtua nga osmanët. Vetë Athina u pushtuar nga osmanët në vitin 1458. Pasi hyri në qytet sulltan Mehmetit II i bëri aq përshtypje bukuria e qytetit, saqë nxori një dekret mbretëror që ndalonte plaçkitjen apo shkatërrimin e Athinës. Çdo njeri që e shkelte urdhrin dënohej me vdekje. Gjithsesi nën sundimin osman, Athina humbi rëndësinë që kishte dhe popullsia e saj ra ndjeshëm. Partenoni dhe Propilea u shkatërruan. Rezistenca greke kundër osmanëve nisi të ketë sukses në vitin 1822, kur një kryengritje greke e pushtoi Athinën. Ajo do të ishte përfundimisht në duart e grekëve vetëm në vitin 1833. Athina e atij viti kishte një popullsi të vogël, vetëm rreth 400 shtëpi, por kjo do të ndryshonte shumë shpejt.

Mbreti i parë i Greqisë moderne, Mbreti Oto, e shpalli shpejt Athinën kryeqytetin e vendit. Urdhëroi një studim të detajuar arkeologjik dhe topografik të Athinës. Më pas nisi zbatimi i planit të ndërtimit. Sot, Athina është një qytet i lulëzuar me mbi tre milionë banorë. Miliona njerëz dynden në Athinë çdo vit për të parë monumentet dhe për të vizituar shtëpinë e demokracisë. /Burimi: Ancient Origins/Në shqip nga: Bota.al/