Zbardhet atentati ndaj Agron Pukës, i cili mbeti dje i plagosur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë të Lezhës, Policia ka identifikuar 3 autorët e dyshuar, të cilët u zunë pritë me armë, ndërsa e qëlluan me breshëri automatiku, duke e plagosur.
Por policia sqaron se edhe 54-vjeçari ka qëlluar me pistoletë në drejtim të autorëve, me një armë që e mbante pa leje. Ai është arrestuar, ndërsa në kërkim u shpallën Vincens Tuku, Amarildo Kola si dhe Kevin Ndoka.
Njoftimi i Policisë
Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë. Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi A. P. Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.
Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. P. dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike

Instituti “Musine Kokalari” kërkon përgjegjësi institucionale dhe hetim profesional për rastin e Agon Zejnullahut

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Zjarrfikësi Kaqun Lima vdes në detyrë, Sveçla ngushëllon familjen e të ndjerit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë