LAJMI I FUNDIT:

Atentati me 80 plumba ndaj policit e kunatit të tij në Shkodër, zbardhet dëshmia e tyre: U fshehëm pas makinës derisa autorët u larguan

Atentati me 80 plumba ndaj policit e kunatit të tij në Shkodër, zbardhet dëshmia e tyre: U fshehëm pas makinës derisa autorët u larguan

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmë nga një atentat, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, kunetër mes tyre.

Dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika, kunati i studentit të Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndershtiqaj, i cili është vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë së Transportit në Shkodër. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë.


Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete, të tyrin dhe të të plagosurve. Report TV ka arritur të sigurojë dëshmitë e dy të plagosurve nga ky atentat.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”, thanë të plagosurit përpara hetuesve.

Atentati në Shkodër, 30 plumba drejt shënjestrës - të plagosurit në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Atentati në Shkodër, 30 plumba drejt shënjestrës - të plagosurit në gjendje të rëndë

Policia ka shoqëruar 20 persona deri më tani, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, ka gjetur në vendin e ngjarjes 80 gëzhoja automatiku, të cilat janë përdorur nga autorët.

Mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve. Armët e autorëve janë gjetur në makinën e djegur, e cila është transportuar në policinë e Shkodrës për ekspertim më të specializuar

Nga kamerat e sigurisë së lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja nuk kanë arritur të shihen autorët, ndërkohë që dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb në trup duke arritur t’i shpëtojnë mrekullisht morisë së plumbave dhe aktualisht ndodhen në spital.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori