LAJMI I FUNDIT:

Ata nuk kanë nevojë për kondicioner: Si Burkina Faso po ndërton shkolla që ruajnë freskinë edhe në 40 gradë Celsius

Ata nuk kanë nevojë për kondicioner: Si Burkina Faso po ndërton shkolla që ruajnë freskinë edhe në 40 gradë Celsius

Nëse arkitektët janë njerëz që pëlqejnë të sfidohen, ndërtimi i shkollave në Burkina Faso duhet të jetë puna e ëndrrave.

Atje, sfidat janë të shumta. Përveç temperaturave të larta, atje mungojnë edhe fondet, materialet dhe jo vetëm.


Por siç duket dikush atje ka gjetur zgjidhje se si të mbahet një ndërtesë e freskët nën diellin kur nuk ka ajër të kondicionuar?

Sipas një shkrimi të The Guardian, përcjell Telegrafi, arkitekti Diébédo Francis Kéré u rrit në fshatin e vogël Gando dhe i njeh mirë sfidat.

Ai dhe arkitektë të tjerë si Albert Faus po gjejnë mënyra të zgjuara për të përdorur materiale të lira për t’u siguruar që shkollat dhe jetimoret që ata kanë ndërtuar në Burkina Faso të jenë vende të freskëta dhe mikpritëse.

Kéré, i cili fitoi çmimin Pritzker në vitin 2022, ka folur në mënyrë prekëse për mbështetjen që i është dhënë si fëmijë nga i gjithë komuniteti, me të gjithë duke dhënë para për arsimimin e tij ndërsa ai u largua nga fshati dhe përfundimisht fitoi një bursë dhe studioi në Gjermani.

“Arsyeja pse e bëj këtë është komuniteti im”, ka thënë ai.

Shkolla fillore Gando, e ndërtuar në vitin 2001, ishte ndërtimi i parë i Kéré pas përfundimit të studimeve.

Jetimorja Noomdo

“Fillimisht, komuniteti im nuk e kuptoi pse doja të ndërtoja me baltë kur kishte ndërtesa xhami në Gjermani, kështu që më duhej t’i bindja të përdornin materialet vendase”, ka treguar Kéré.

Burrat dhe gratë u bashkuan për të ndërtuar shkollën, duke bashkuar teknikat tradicionale si dyshemetë prej balte, të rrahura me dorë derisa të ishin “të lëmuara” me teknologjinë më moderne për të kërkuar rehati më të mirë.

Jetimorja Noomdo ishte një tjetër nga projektet e tij.

“Ndërtesa e Kéré na ofron rehati të mirë termike sepse kur është nxehtë, ne e kemi freskët dhe kur është ftohtë, ne jemi ngrohtë brenda”, thotë Pierre Sanou, një edukator social në jetimoren pranë qytetit të Koudougou.

“Ne nuk kemi nevojë për ajër të kondicionuar, që është një kursim i jashtëzakonshëm i energjisë”, thekson Sanou.

Ndryshe, kujton shkrimi i The Guardian, temperaturat në këtë rajon të botës mbeten rreth 40C (104F) gjatë sezonit më të nxehtë.

“Kéré ndërton me materiale lokale nga territori ynë dhe përdor shumë pak beton”, tregon Sanou.

Kjo për faktin se ndërtesat e Kéré në Burkina Faso janë prej dheu.

“Janë ndërtesa ‘të depërtueshme’ që kërkojnë lëvizjen e ajrit natyror dhe mbrojtjen nga dielli. Për shembull, ato janë ndërtuar me mure shumë të forta dhe çati shumë të lehta, në mënyrë që ajri i ftohtë që hyn nga poshtë të shtyjë ajrin e nxehtë nga lart”, thotë Eduardo González, një anëtar i Shkollës së Arkitekturës në Madrid.

Një risi veçanërisht e zgjuar është përdorimi i idesë së lashtë të kulmeve metalike të ngritura dhe të zgjatura.

Shkolla fillore Gando, e ndërtuar nga Kéré në vitin 2001 me materiale vendase, duke bashkuar teknikat tradicionale me teknologjinë më moderne.

Në Burkina Faso, ai thotë se Kéré e integron atë në projektet e tij dhe “i jep kësaj teknike një imazh bashkëkohor”.

Jetimorja, e formuar në një gjysmërreth, merr parasysh edhe privatësinë e përdoruesve të saj, shumica e të cilëve janë të mitur që jetojnë në situata jashtëzakonisht të cenueshme.

Ndërsa nga njëra anë ka konviktet e djemve, në anën tjetër janë ato të vajzave, ku administrata shërben si një lidhje mes tyre.

Për të ruajtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve, ndërtesa është projektuar me tri zona.

E para është dera e hyrjes, ku ndodhet një dhomë e përbashkët dhe një kuzhinë.

Në sfond është hapësira e brendshme e përbashkët ku hyrja lejohet vetëm me autorizim dhe së fundi, oborret e brendshme të konvikteve.

“Ka hapësira për të pushuar dhe për të qenë të qetë”, thotë Sanou.

Aty nuk ka gardhe apo tela me gjemba.

Aty pranë gjendet kompleksi shkollor “Bangre Veenem” i projektuar nga Faus i cili përdor mënyra të ngjashme të zgjuara “për të mbajtur të freskët” ndërtesën.

Kompleksi shkollor strehon çdo gjë, nga çerdhe në shkollë të mesme, duke përfshirë një shkollë profesionale.

“Studentët nuk thonë: ‘Është vërtet vapë’ dhe të kërkojnë të shkojnë në shtëpi sepse janë rehat dhe mund të përqendrohen me mësimet”, thekson Ousmane Soura që punon si këshilltare arsimore në shkollë.

Kompleksi i shkollës Bangre Veenem, i projektuar nga Albert Faus

Ajo është ndërtuar me tulla të punuara nga “dheu lateralit” vendas i zonës. Lateriti formohet me kallëp, thahet në diell dhe bëhet një tullë me ngjyrë të kuqe shumë intensive.

“Ato janë më rezistente ndaj plumbave sesa blloqet e betonit, të cilat kanë dy vrima në qendër”, pretendon Soura.

Faus gjithashtu arriti të minimizojë transportin e materialeve dhe të përdorë materialet e vetë territorit. Edhe punëtorët ishin nga zona.

“Është një material shumë i bukur. Kur familjet shohin ndërtesat, duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë”, thotë Soura.

Madje ka edhe adoleshentë që takohen brenda klasave për të biseduar pas orës së mësimit ose gjatë periudhave të pushimeve.

Gjithashtu, “studentët mund të vijnë natën për të studiuar dhe për të karikuar telefonat e tyre sepse ka dritë falë paneleve diellore”, thotë Soura.

Ndryshe, Burkina Faso renditet në vendin e 184 nga 191 vende në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor dhe që nga fundi i vitit 2020, vetëm 22.5% e popullsisë së saj kishte qasje në energji elektrike, sipas të dhënave nga Banka Afrikane për Zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori