LAJMI I FUNDIT:

Asus E403SA VivoBook kushton 399 dollarë

Asus E403SA VivoBook kushton 399 dollarë

Asus më në fund e ka lansuar modelin e ri Asus E403SA VivoBook pas paralajmërimit fillestar të cilin e ka bërë nëntë muaj më parë.

Laptopi 14 inçësh është duke e bërë të mundur që sistemi i ri portative të jetë në dispozicion gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 për një çmim prej 299 dollarësh.

Për fat të keq kjo nuk u realizua dhe sistemi i ri i Asus E403SA VivoBook është me çmim prej 399 dollarësh dhe është i pajisur me ekranin 14 inç në FHD, rezolucionin prej 1920×1080 pikselëve, procesorin e Intel – Pentium N3700 quad-core të mbështetur nga 4 GB RAM.


Brenda ka 128 GB memorie eMMC së bashku me lidhjen pa tela nga të dy 802.11ac WiFi dhe Bluetooth 4.0. Karakteristika të tjera të laptopit përfshijnë një 1 x USB Type-C, 1 x USB 3.0, 1 x USB 2.0 port së bashku me një lidhje HDMI dhe një lexues i dobishëm i kartës SD.