LAJMI I FUNDIT:

Astronauti që i kaloi një vit në hapësirë, na këshillon si t’i “mbijetojmë” izolimit

Astronauti që i kaloi një vit në hapësirë, na këshillon si t’i “mbijetojmë” izolimit

Astronauti i NASA-s, Scott Kelly, i ka kaluar 340 ditë në fluturaken hapësinore ku ka qenë i izoluar nga miqtë dhe familjarët.

Duke marrë parasysh përvojën e tij, nuk ka njeri më adekuat që të na këshillojë se si të kalojmë sa më mirë kohën derisa jemi në izolim për shkak të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Më poshtë ju sjellim këshillat e Kelly i cili na mëson se si të ballafaqohemi me problemin e vetmisë.

Në mënyrë të duhur organizoni ditën tuaj

Mundohuni t’i respektoni ato gjëra të cilat mendoni se mund t’ju hyjnë më shumë në punë gjatë tërë ditës dhe të keni kohë të mjaftueshme për gjumë, punë dhe ushtrime. Nëse punoni nga shtëpia, është e rëndësishme të respektoni orarin e punës.

Gjeni një hobi të ri ose rifreskoni ato gjëra që i praktikoni

Kohën duhet ta kaloni edhe me disa hobi. Filloni disa kurse online të gjuhëve të huaja, shfrytëzoni në maksimum kohën e lirë. Apo mësoni të luani në ndonjë instrument muzikor. Ju bën mirë për zhvillimin e trurit dhe madje të jeni edhe më produktiv.

Realizoni video-takime me miqtë dhe familjarët

Është shumë e rëndësishme të jeni në kontakt me më të afërmit tuaj, kur e dini se fizikisht nuk mund t’i shihni. Një sërë hulumtimesh kanë treguar se një gjë e tillë është e mirë për shëndetin mendor dhe ruajtjen e lidhjeve sociale.

“Kurrë nuk e kam humbur mundësinë të realizojë video-thirrje me familjarët dhe miqtë. Më pëlqen shumë kjo pjesë e ditës”, ka shtuar Kelly. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori