LAJMI I FUNDIT:

Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si myslimanë (Video)

Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si myslimanë (Video)

Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.

Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.


“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik)”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.

“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet me ba (varrimin). Sidomos, me pasë kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka thënë Haraqija. “Varri aty është. Mund të shkoni dhe ta verifikoni”. /Telegrafi/

https://youtu.be/fkrxmkRMcxI