LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin Valkyrie vjen për të rivalizuar me Ferrari (Foto)

Aston Martin Valkyrie vjen për të rivalizuar me Ferrari (Foto)

Kompania italiane duhet të ketë frikë nga ky rival, nervozë dhe të jetë e përgatitur

Janë duke u bërë prekjet e fundit ng Aston Martin, për ta lansuar hiper-makinë Valkyrie, që pretendon se e ka shpejtësinë më të madhe të një motori që nuk është turbocharger, transmeton Telegrafi.


Me 6.5 litra V12, mund të prodhojë 1,000 kuaj fuqi, derisa sitemi elektrik i huazuar nga Rimac ia siguron edhe 160 njësi tjera. Sikurse Formula 1 edhe Valkyrie, e ka sistemin KERS që mbledhë energji gjatë frenimi dhe e përdorë më vonë.

Së fundmi, është thënë se kompania është duke u përgatitur edhe për një Ultimate Valkyrie, që pritet të jetë legale për rrugë.

Me këtë mundësi, hiper-makina është e rrezikon shumë Ferrari FXX-K, që është I bazuar në makinën legale për rrugë LaFerrari. Në të njëjtën kohë, është kërcënim edhe për Mercedes AMG One dhe Formula 1.

Raportohet se Aston Martin i ka prodhuar vetëm dhjetë Valkyrie, që janë te pasanikë të panjoiohur për nga 3.5 milionë dollar.

Sa i përket Aston Martin Ultimate Valkyeri, mund të paguhen rreth pesë milionë dollar apo më shumë. /Telegrafi/