LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin Valkyrie duket i mahnitshëm në pamjet e fundit (Foto)

Aston Martin Valkyrie duket i mahnitshëm në pamjet e fundit (Foto)

Këto janë pamjet më të mira, të kësaj hiper-makine deri më tani

Modeli Valkyrie, pritet të jetë një ndër hiper-makinat më të kompletuara në një kohë mjaft të gjatë, transmeton Telegrafi. Në bashkëpunim me Red Bull, Aston Martik ka ndërtuar atë që po e quan si ‘shpërndarës në rrota’ për sa i përket aerodinamikës së lartë dhe mundësisë ta shpërndajë ajrin në masë të madhe.


Pa bërë shumë bujë, prodhuesi anglez ka postuar në Instagram tri fotografi, të Valkyrie ku duket vërtetë i mahnitshëm. Imazhet e fundit, zbulojnë linjat dhe përfundimet e kujdesshme, si dhe dukjen që do ta ketë enterieri.

Sipas fotografive të shkrepura prej lart dhe anash, e tregojnë një makinë futuristike që duket sikur të mos jetë nga kjo botë.

Gjenerata e tretë e Aston Martin Valkyrie, pritet të jetë një rivale e fortë vitit që vjen, kur do të garojë me McLaren Speedtail dhe Mercedes-AMG One. /Telegrafi/