LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin tregon kuaj fuqitë që do t’i ketë hibridi i ri Valkyrie (Foto)

Aston Martin tregon kuaj fuqitë që do t’i ketë hibridi i ri Valkyrie (Foto)

Kombinimi i motorit me 6.5 litra dhe sistemit hibrid, del të ketë rezultat të mirë të kuaj fuqive

Duket se pritjeve për Valkyrie të ri, po i vjen fundi, pasi Aston Martin ka treguar kuaj fuqitë që do t’i ketë kjo makinë, transmeton Telegrafi.


Në një njoftim të shpërndarë së fundmi, bëhet e ditur se makina me 6.5 litra V8 do t’i ketë 1,160 kuaj fuqi, ndërsa motorik elektrik i prodhon vetëm 160 njësi tjera.

Prodhuesi britanik ka treguar se në këtë model, e ka integruar sistemin KERS, që e përdorin makinat e F1, për ta grumbulluar fuqinë, e cila përdoret më pas kur ka nevojë.

Nuk është bërë e ditur, se çfarë shpejtësie do të arrijë, së paku atë bazë prej zero deri në 100 kilometra në orë, por besohet se kjo do të jetë mjaft e lartë.

Të dhënat për datën e lansimit të Aston Martin Valkyrie, ende mungojnë, ndërsa pritet të shfaqet në kohën kur prezantohet rivali nga Mercedes, AMG Project One. /Telegrafi/