LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin shfaq për herë të parë makinën e parë SUV

Aston Martin shfaq për herë të parë makinën e parë SUV

Makina e parë SUV nga Aston Martin, është shfaqur më në fund në tërësi

Ka filluar një epokë e re, në historinë 106-vjeçare të Aston Martin, që deri më tani është i njohur për prodhimin e makinave sportive dhe luksoze, transmeton Telegrafi.


Tani ky prodhues britanik, e ka sjellë për herë të parë edhe modelin DBX, makinën e parë SUV, me të cilën do të rivalizojë Bentley Bentayga, Lamborghini Urus dhe Porsche Cayenne.

Duke kombinuar shkathtësinë dhe rehatinë, Aston Martin ka bërë që kjo makinë të ketë hapësirë të mjaftueshme në pjesën e kabinës dhe atë të pasme, ndërsa në përgjithësi të mos peshojë mbi 2,267 kilogramë.

Platforma mbi të cilën është ndërtuar, i mundëson kësaj makinë të lëvizë me shpejtësi të konsiderueshëm edhe në terrene të vështira. Sistemi i pezullimit lëvizë, duke u ulur për 4.5 centimetra, apo të ngrihet për pesë centimetra, që të përshtatet si duhet me terrenin.

Nën kapakun e Aston Martin DBX, është motori i njëjtë me 4.0 litra sikur te DB11 dhe Vantage, që prodhon 542 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo makinë e zë për 4.3 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 290 kilometra në orë.

Të interesuarit për Aston Martin DBX, duhet të presin deri vitin e ardhshëm, për blerjen e kësaj makine që kushton 171 mijë euro dhe është shumë mirë. /Telegrafi/