LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin nxjerrë në shitje modelin me motor nga AMG (Video)

Aston Martin nxjerrë në shitje modelin me motor nga AMG (Video)

Është vënë në shitje modeli DB11, që ka motor nga linja AMG e prodhuesit gjerman Mercedes dhe kushton 175 mijë euro.

Ky Aston Martin që nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për katër sekonda, ka shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.


Pos motorit që prodhon 600 kuajfuqi, makinës i është lehtësuar lëvizja nga trupi me material të lehtë që peshon 1,760 kilogramë, shumë më i lehtë se paraardhëset.

Ndërtimi i brendshëm dhe sistemi i qarkullimit, janë krijuar së bashku me inxhinierët e AMG. /Telegrafi/