LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin DBS 770 Ultimate shitet për 761 mijë euro

Aston Martin DBS 770 Ultimate shitet për 761 mijë euro

Kopja e parë e modelit Aston Martin DBS 770 Ultimate është shitur në ankand dhe e gjithë shuma do të dhurohet për qëllime humanitare.

Ankandi u mbajt gjatë ngjarjes Action Innocence Charity Gala të mbajtur në Gstaad të Zvicrës dhe oferta më e lartë ishte 750 mijë franga zvicerane, pra pak më shumë se 761 mijë euro.


Është i pari nga 499 kopjet e planifikuara (300 kopje të Coupe dhe 199 të Volante), i cili është në formën e një kupe me çati të fiksuar.

DBS 770 fuqizohet nga një motor 5.2-litërsh V12 me dy turbo që zhvillon 760 kuaj/fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues, dhe fuqia dërgohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi automatik me tetë shpejtësi. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/h.

Shuma e akorduar është vërtet e madhe, por duhet mbajtur parasysh se do të ketë vetëm 499 kopje dhe se të gjitha tashmë janë shitur paraprakisht.

Kjo kopje është ngjyrosur në të zezë Ultramarine me detaje Argjendi Trophy dhe një brendshme Q nga Aston Martin Cote d’Azure Blue. /Telegrafi/