LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni “peng” i Listës Serbe (Video)

Asociacioni “peng” i Listës Serbe (Video)

Hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk do të ndodh për aq kohë se në Kosovë ka një situatë të vakuumit politik.

Kështu është shprehur për Tribuna Channel, këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.


I gjithë procesi varet prej rrethanave dhe zhvillimeve në Kosovës.

Pamundësimin e nisjes së këtij procesi, Gecaj thotë se e bënë edhe bojkoti i deputetëve të Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës.

E, pyetur për këtë çështje, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i ka thënë televizionit se procesi i hartimit të asociacionit nuk ka filluar ende. /Tribuna/